17 mjekë të spitalit të Fierit po testohen për koronavirus

exit.al 17 Mars 2020, 11:11

17 mjekë dhe infermierë të spitalit të Fierit po testohen për koronavirus. Ata kanë pasur kontakt me një 61 vjeçare të infektuar, e cila kishte fshehur udhëtimin e saj në Itali.

Spitali i Fierit lajmëroi se të gjithë personat që paraqiten në Urgjencë, Pediatri se Martenitet duhet të kenë kartë identiteti, të tregojnë itenerarin e udhëtimeve dhe kontaktet që kanë pasur.

Kjo masë u mor nga spitali i Fierit për të menaxhuar pacientët.