“Kam udhëzuar drejtorin e Shëndetësisë që të filloj procedurat e prokurimit të shpejtë për një numër barnash që mjekët po i përshkruajnë për COVID-19, e që nuk janë të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor.
Po ashtu edhe për blerjen e testeve D-Dimer që mjekët po e kërkojnë për shkak të trombeve të mundshme. Këto barna do të mbulojnë rreth 8.000 pacientë me simptome pak më të theksuara, pa paguar privatisht.”
Prishtina është qyteti me më shumë të infektuar në gjithë Kosovës. Vetëm në 24 orët e fundit, u zbuluar 271 të infektuar të rinj. Shpërndaje te miqtë
