Basha thirrje Ramës të zbatojë planin me 5 pika

exit.al 11 Tetor 2020, 13:27

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha i bëri thirrje sërish Ramës të zbatojë planin e tij me 5 pika.

Gjatë një vizite në një familje në Kurbin, të shtunën, Basha tha se PD “ka propozuar dyfishimin e ndihmës ekonomike, për 6 muajt e ardhshëm”. Ai shtoi se:

“PD i bën thirrje qeverisë të zbatojë këtë plan masash në ndihmë të qytetarëve, sidomos të atyre që janë prekur nga tërmeti i nëntorit të kaluar”.

Familja e Kurbinit, e cila jeton prej 10 muajsh në çadër, iu ankua Bashës se për shkak të taksës progresive ka ngelur pa punë, dhe ndihma ekonomike nuk mjafton as për të blerë bukë:

“Ka 15 muaj që jam duke u marr vetëm me letrat me çertifikim e kësaj prone, me çertifikimin. Më kanë marrë 900 mijë lekë, kam hyrë në borxh deri këtu”.