PD: qeveria jep 2 milionë euro për inceneratorët, harron familjet në nevojë

exit.al 11 Tetor 2020, 12:41

Partia Demokratike akuzon qeverinë se i ka dhënë 2 milionë euro inceneratorëve. Përfaqësuesi i PD-së Dorian Teliti, në një deklaratë për shtyp, tha:

“Këtë javë, qeveria e Edi Ramës i ka paguar inceneratorit të Fierit dhe atij të Tiranës 2 milionë euro. 2 milionë euro janë një thesar në këtë kohë të vështirë. Me kaq para mund të siguroheshin maska për të gjithë pensionistët, mësuesit, të papunët apo ata që janë në kushtet e mbijetesës deri në fund të dimrit. Me 2 milionë euro, Edi Rama mund të kishte ndihmuar rreth 1 milionë shqiptarë”.

Teliti i kujtoi Edi Ramës se me 25 prill do të largohet nga pushteti dhe qeveria e re do t’i fusë në burg:

“Pas 25 Prillit, qeveria e re, e dalë nga vota e qytetarëve, do të bëjë çdo gjë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve keqbërës si Edi Rama!”.