“Po na merr Italia punonjës, ne duam t’i mbajmë këtu,”, u shpreh ai.
Basha tha se në qeveri do të bëjë çdo gjë që të mbajë forcën punëtore në vend. Administratori u shpreh se cilësia e energjisë elektrike në vend është e keqe, pasi shpesh herë i ikin dritat. Ai tha se një dëm i tij shkon 40 mijë euro. Basha deklaroi se plani i tij për energjinë ka parashikuar një energji elektrike në standarte ndërkombëtare.“Kjo zgjidhet fare thjesht duke pasur një qeveri që merr qeveritë e veta. Në raport me energjinë është liberalizimi i tregut. Është turp që në 2021 biznese si i yti kanë gjenerator.”shtoi ai.
Kreu i PD-së u shpreh se ekonomia në vend ka ngecur, biznesi po falimenton. Por ai garantoi se programi i tij do të sjellë zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët. Shpërndaje te miqtë
