Përfundon afati për ndalim qarkullimin që prej orës 20:00

exit.al 25 Shkurt 2021, 10:06

Sot përfundon afati për orën policore nga 20:00 deri në 06:00.Sipas mediave, sot pritet të mblidhet Komiteti Teknik për të rivlerësuar situatën e infektimeve në vend dhe për të vendosur mbi masat kufizuese.

Që prej 10 shkurtit qytetarët e kishin të ndaluar lëvizjen gjatë kësaj fashe orari.

Gjithashtu bizneset, baret, lokalet dhe restorantet mbylleshin në orën 20:00. Nga ky rregull përjashtoheshin shërbimi i dërgesave në shtëpi.

Qytetarët mund të merrnin leje tek e-Albania për të dalë gjatë orarit të ndaluar.

Shkollat e mesme në zonat e riskut të lartë, si në Tiranë, Durrës, Lezhë, Lushnje, Kamëz, Berat, Gjirokastër, Fier zhvilluan mësimin online nga 11 shkurt deri në 26 shkurt.

Sezoni i provimeve në universitete u zgjat për të plotësuar masat anti-Covid.

Shpërndaje te miqtë