“[...] ju siguroj, se gjithçka që po bëhet, po bëhet për t’i shërbyer një qëllimi që shkon përtej PD-së dhe opozitës, qëllimi për t’u dhënë shqiptarëve një rrugë shprese dhe dalje nga kriza.”
Pas takimit, Basha postoi në Facebook foto dhe një koment. Në të cilin u shpreh se kishte garantuar për angazhimin e PD-së në zbatimin e reformave dhe zgjidhjen e krizës politike. Më vonë Ambasada Amerikane njoftoi në Facebook se ambasadorja Kim kishte kërkuar përfundimin e reformës zgjedhore. Ky është takimi i parë zyrtar i Bashës me Ambasadoren Amerikane. Më herët, kryetari i PD-së takoi Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, të cilit i tha se opozita do të bëjë të pamundurën që Shqipëria të integrohet në BE. Shpërndaje te miqtëBasha takon ambasadoren Kim: T'u japim shpresë shqiptarëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi sot Ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim. Zyra e shtypit në PD, njoftoi se Basha i shprehu ambasadores vendosshmërinë për të ngjallur shpresë për zgjidhjen e krizës.
Të sugjeruara
Meta takon delegacionin e KiE: Votimet një-partiake zhytën më shumë vendin në krizë
4 Shkurt 2020, 14:19Ambasadorja Kim përshëndet nisjen e punës së 5 ekspertëve të makinës së të vërtetës
4 Shkurt 2020, 13:02
Shoqëria e mosbesimit: Pse nuk i besojmë njëri-tjetrit, por u besojmë komploteve?
12 Nëntor 2026, 16:51
