Basha takim me bizneset në Elbasan, prezanton planin e rimëkëmbjes

exit.al 2 Tetor 2020, 16:06

"Mundësitë ekzistojnë, sepse vendi nuk është një vend i varfër por një vend i vjdhur", u shpreh Kryetari i PD-së Basha gjatë takimit me bizneset e Elbasanit, paraditen e sotme.

Ai i prezantoi bizneseve planin e PD-së për rimëkembjen ekonomike.

Ndërsa bizneset i tregua  Bashës se si qytetarët merrnin ilaçe me listë.

"Receta e Covidit është shumë e shtrenjtë. Edhe nuk i thua dot jo, sepse të vjen për hall, nuk të vjen për qejf. Je i detyruar t’ia japësh!", u shpreh një farmaciste për Bashën.

Ndersa një shitëse buke, i tha Bashës se konsumi ka rënë dhe janë detyruar të pushojnë njerëz nga puna.

Basha prezantoi në fillim të javës planin e rimëkembjes ekonomike dhe tani ka nisur një tur takimesh me bizneset në vend, për prezantimin e këtij plani.