Arrestohet një polic i Durrësit për trafik kanabisi

exit.al 2 Tetor 2020, 12:45

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një punonjës policie të Komisariatit të Policisë Durrës dhe një person tjetër, të cilët transportonin bimë narkotike me furgon.

Personat e arrestuar ishin A. K., 23 vjeç, punonjës policie, dhe K. H., 16 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi u krye bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative. Policia sekuestroi mjetin e transportit, bimët narkotike, armën e shërbimit të punonjësit të Policisë dhe 3 aparate celular.

Po vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të perfshirë.