Basha shkon në zyrat e FRD-së: Fitorja po vjen humbësi bëhet i rrezikshëm ditët e fundit

exit.al 12 Mars 2021, 16:06

Lulzim Basha, kryetari i PD-së u shpreh se vendimi i Bashkisë Tiranë për lirimin e zyrave nga partai ‘Fryma e Re Demokratike’, tregon se kryeministri Rama “ka humbur mendjen dhe ka dalë nga fiqir nga frika e humbjes”. Në një deklaratë për median, para zyrave të FRD-së Basha u shpreh se:

“Duket qartë se fitorja po vjen humbësi bëhet i rrezikshëm ditët e fundit. Është ajo që populli shqiptar e njeh dhe thotë ruaju bishës së plagosur. Nuk ke shans ta trembësh apo ta frikësosh opozitën që ka marrë përsipër ndryshimin”.

Ai e quajti letrë njoftimin e Bashkisë Tiranë një “letër bakalli me atë të cilës mendojnë se mund të ushtrojnë presion”. Kryetari i PD-së në shenjë demokstraive e grisi letrën e Bashkisë. “E kanë vuajtur dhunën e shtetit mijëra qytetarë nga banditët e qeverisë. Dhunë e kanë ndjerë mijëra familje”, shtoi Basha. FRD është një ndër 13 partitë e koalicionit opozitar, të drejtuar nga PD, “Aleanca për Ndryshim”. Shpërndaje te miqtë