Basha: Rimbursim sipas diagnozës dhe trefishim i fondeve për personat me aftësi të kufizuara

exit.al 6 Prill 2021, 16:16

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, premtoi rimbursim sipas diagnozës për personat me aftësi të kufizuara dhe invalidët.

Deklarata u bë në vazhdën e takimeve elektorale në Njësinë 3 në Tiranë, ku ka takuar një grup qytetaresh, shoqëruar edhe nga kanidatja për qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku.

"Dhe kjo do të mundësoj që mbi 95% e medikamenteve që marrin të gjithë pacientët duke përfshirë persona me statusin e invaliditetit të mos nxjerrin para nga xhepi por të rimbursohen nga fondet e sigurimeve shëndetësore dhe nga fondet e shtetit shqiptar," u shpreh Basha.

Ai gjithashtu shtoi se në bashkëpunim me organizatat e personave me aftësi të kufizuara PD ka hartuar një memorandum për dyfishimin apo trefishimin e fondeve në ndihmë të PAK dhe të invalidëve.