Basha: Do të amnistojmë gjobat e padrejta ndaj biznesit të vogël

exit.al 6 Prill 2021, 15:02

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  zhvilloi të martën një takim elektoral me banorët e njësisë numër n.3 në Tiranë për të kërkuar mbështetje në zgjedhjet e 25 prillit.

"Ulja e taksave, ulja e çmimeve kryesore, të energjisë, naftës edhe fuqizimi i ekonomisë, rritja e pagave janë objektivat tona kryesore", u shpreh Basha.

Banorët shprehën pakënaqsi për mungesën e rritjes së pensioneve, ndërkohë që të tjerë u ankuan për faturat e larta të energjisë për bizneset e vogla dhe gjobat.

"Do të hetohen të gjitha gjobat dhe do të bëjmë amnisti për bizneset e vogla," i siguroi Basha.