Basha: Rama zbrazi xhepat e shqiptarëve me taksat e tij

exit.al 27 Qershor 2020, 11:13

Taksimi “Rama” zbrazi xhepat e shqiptarëve, rriti çmimet, uli fuqinë blerëse, falimentoi bizneset dhe solli shkatërrimin e ekonomisë në çdo hallkë të saj.

Kështu u shpreh kryetari i PD-së Lulzim Basha në një postim në Twitter.

Basha shtoi se raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka mbështetur taksimin e thjeshtë dhe transparent. Sipas tij ky është dhe baza e programit ekonomik të Partisë Demokratike.

Raporti i FMN mbështet atë që PD do bëjë realitet: taksimin e thjeshtë dhe transparent. Taksa e sheshtë 9% dhe plani ynë ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse. Shqipëria në punë, mirëqenia për shumicën dhe jo një pakicë, do të jetë realitet i prekshëm për të gjithë! #ditemetemira

Shpërndaje te miqtë