Shifrat e koronavirusit në botë

exit.al 27 Qershor 2020, 09:38

9,8 milionë njerëz në botë janë infektuar me koronavirus nga fillimi deri më tani. Ndër to 494 181 kanë vdekur dhe rreth 4,92 milionë të tjerë janë shëruar plotësisht.

SHBA-të janë vendi më i prekur nga virusi. Deri më sot janë konfirmuar 2,5 milionë të infektuar, rreth 125,000 të vdekur dhe 771,000 të shëruar.

Të premten SHBA-të raportuan numrin më të lartë të të infektuarve në 24 orë, me 36,000 qytetarë të infektuar me Covid-19.

Vendi i dytë më i prekur në botë është Brazili me 1.2 milionë raste dhe me rreth 56 mijë të vdekur.

Vendi i tretë më i prekur është Rusia, me 620 mijë të prekur dhe 8770 të vdekur.

Kryeqyteti i Kinës Pekini u mbyll të shtunën, pas shpërthimit të virusit në një prej tregjeve më të mëdha të Pekinit.

 

Shpërndaje te miqtë