Basha: Rama përdori rindërtimin për të pastruar para dhe grabitur pronat e qytetarëve

exit.al 15 Prill 2021, 17:53

Kreu i PD, Lulzim Basha, në një takim elektoral në njësinë 6 në Kombinat, u shpreh se Rama po përdor rindërtimin për të pastruar para dhe grabitur pronat e qytetarëve.

Ai shtoi se gjithë procesi favorizon mafian e ndërtimit.

"Rindërimi eci me këto ritme sepse ata e kanë patur mednjen për pazare dhe për të grabitur qytetarët," u shpreh Basha.

Basha më herët tha se edhe në Durrës banorët i ishin ankuar se banesat e tyre ishin zhvendosur nga qendra drejt periferisë, për të grabitur truallin.

Ai tha se rivlerësimi i dëmeve do të bëhet nga e para dhe se aty ku ishte e nevojshme, rindërtimi do të përshpejtohet e do të bëhet dizbursimi financiar.

"Do të bëhet rivlerësimi i çdo banese sipas kërkesës së qytetarëve. S’do lejojmë as diskriminim, as grabitjen e shtëpive dhe trojeve të qytetareve, për këtë ju garantoj," premoi Basha.