Përditësimi 15 prill: 169 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid19

exit.al 15 Prill 2021, 17:32

169 raste të reja dhe 4 humbje jete u shënuan në vend, gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

49 raste në Tiranë, 15 në Shkodër, 13 në Korçë, 9 në Fier, 8 në Elbasan, 7 në Devoll, nga 6 raste në Berat, Pogradec, nga 5 raste në Kavajë, Gjirokastër, Gramsh, 4 në Skrapar, nga 3 raste në Durrës, Kamëz, Mat, Përmet, nga 2 raste në Has, Vlorë, Mirditë, Sarandë, Maliq, Këlcyrë, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Tropojë, Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Fushë Arrëz, Dibër, Peqin, Kuçovë, Poliçan.

572 qytetarë u shëruan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,013 që nga fillimi i epidemisë.

182 pacientë po trajtohen në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen, 9 prej tyre janë në terapi intensive, nga të cilët 1 pacientë është i intubuar.

4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 57 - 86 vjeç.

Statistika (15 Prill 2021)

Raste të reja ditore 169

Të shëruar në 24 orë 572

Të shtruar në spitale 182

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 2520

Testime totale 599,670

Raste pozitive 129,128

Raste të shëruara 100,013

Raste Aktive 26,780

Humbje jete 2,335

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 19266

Fier 2246

Durrës 1137

Gjirokastër 1036

Shkodër 920

Korçë 723

Vlorë 535

Dibër 344

Kukës 286

Elbasan 207

Berat 51

Lezhë 29