“Do ta përsëris thirrjen ndaj qeverisë që të pajisë personelin shëndetësor me të gjjthë mjetet e duhura mbrojtëse, si dhe të marrë urgjentisht masat për të ngritur ambjente të veçanta në spitalet rajonale për të pritur dhe trajtuar personat që kane shenja apo dyshime se mund të jenë prekur nga COVID 19.”
Deri tani, të gjithë qytetarëve i është kërkuar të telefonojnë urgjencën në numrin 127 dhe të presin në shtëpi për mjekët. Por shumë qytetarë kanë shkuar direkt në spitale duke vënë në rrezik mjekët. Basha propozoi dhe rritjen e fondeve për të blerë paisje mjekësore shtesë dhe tamponë të nevojshëm për të kryer ekzaminimet për COVID 19:“Sa më shpejt të identifikohen bartësit e këtij virusi aq më e lehtë bëhet kufizimi i përhapjes dhe trajtimi i të prekurve. Nuk duhet lejuar kurrsesi që situata të përkeqësohet, duhen marrë masa para se të jetë tepër vonë.”
Basha shprehu ngushëllime për familjen e 66-vjeçarit nga Lushnja, i cili humbi jetën sot si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi. Ai i kujtoi qytetarëve të vazhdojnë të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre si e vetmja mënyrë efektive për të ngadalësuar përhapjen e coronavirusit.
