4 të infektuar të rinj dhe një viktimë në 24 orë, 59 të prekur në total

exit.al 18 Mars 2020, 12:22

4 persona të prekur nga koronavirusi janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të personave të identifikuar në 59.

Sot, gjatë komunikimit të përditshëm të Institutit të Shëndetit Publik,  Eugena Tomini njoftoi se 3 prej personat e rinj të infektuar janë kontakte të pacientëve të prekur më parë, ndërsa një është rast i ri.

Pacienti i ri është 63 vjeç dhe po trajtohet në spitalin Infektiv në QSUT.

Po sot humbi jetën dhe viktima e dytë në vend si pasojë e komplikacioneve nga koronavirusi: një 66-vjeçar nga Lushnja.

Në total, deri tani janë testuar 665 persona të dyshuar në vend. Ndërsa në 24 orët e fundit janë testuar 60 persona.

Personat e sëmurë gjenden në këto qytete:

— Në Tiranë: 42 persona;

— Në Durrës: 5 persona, përfshi një të moshuar që ndërroi jetë;

— Në Fier: 6 persona;

— Në Lushnje: 2 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Elbasan: 2 persona;

— Në Rrogozhinë: 2 persona.

Prej tyre, 30 janë të shtruar në Spitalin Infektiv të QSUT-së—tre prej të shtruarve janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve është në gjendje të qëndrueshme.

Deri tani, të gjithë personat e prekur kanë pasur kontakte me pacientët e mëparshëm.

9 prej personave të infektuar janë mjekë dhe infermierë të spitalit Shefqet Ndroqi dhe spitalit të Durrësit.

Po sot, dolën dhe rezulatetet e analizave për 17 mjekë e infermierë të spitalit të Fierit, të cilët rezultuan të paprekur nga koronavirusi.