Rritja e numrit të testimeve në 2500 testime në ditë, rimbursim i ilaçeve të të infektuarve, sigurimi i pajisjeve mbrojtëse dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse.
Dhënia e bonusit për të gjithë mjekët dhe infermierët shqiptarë pa përjashtim, për 6 muaj.
Hapja e shkollave sipas masave mbrojtëse
Të jepen maska dhe dezinfektant falas për familjet dhe mësuesit, të dezinfektohen ambjentet e shkollave, testim masiv për mësuesit dhe investim në teknologji për mësimin online.
Mbështetja ekonomike për qytetarët, biznesin e vogël dhe të madhNjë çek mujor prej 16 mijë lek në muaj, plus pagesën e papunësisë për 6 muaj për personat e ngelur pa punë gjatë pandemisë.
20 mijë lek në muaj ndihmë biznesit për çdo të punësuar të ri.
Çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv.
Dyfishim i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.
Për punëdhënësit e mëdhenj, subvencion i 50 % të qirasë për ambjentet e punës ose heqje e taksës së pronës për bizneset pronare të ambjenteve të punës.
Dhënien e kredive për biznesin me normë interesi 2%, për investime dhe shpenzime.
Shpërndaje te miqtë
