Basha premton një qeveri për qytetarët

exit.al 13 Mars 2021, 14:28

Kryetari i PD-së Lulzim Basha premtoi se qeveria e tij do të punojë për qytetarët, në ndryshim nga qeveria Rama që “është lodhur vetëm për veten e vet, e për një grusht njerëzish”. Qeveria i “ka dhënë ndihmat me pikatore, ndërkohë që një grusht njerëzish kanë marrë paret e taksave të shqiptarëve dhe jetojnë si sheikë”, u shpreh Basha gjatë një takime me një familje në nevojë në Lezhë, të shtunën. Ai premtoi se asnjë fëmijë nuk do të mbetet pa shkollim për shkak të mundësive ekonomike:

“Asnjë fëmijë po të them, më shiko në sy, asnjë fëmijë i joti, që ka dëshirën për të studiuar nuk ka për të mbetur pa studiuar për shkak se ti s’ke mundësi ekonomike. Ky është zotimi dhe angazhimi i Lulzim Bashës”.

Basha premtoi se ai, qeveria e tij dhe deputetët e tij do të jënë në krah të qytetarëve:

“Nesër do më kesh në krah, do kesh qeverinë në krah, do të kesh deputetin në krah!”.