Përplaset një avion në Kazakistan

exit.al 13 Mars 2021, 14:00

Një aeroplan i nisur nga kryeqyteti i Kazakistanit, Nur-Sultan, u rrëzua ndërsa ulej në qytetin kryesor kazak, Almati, të shtunën, njoftoi aeroporti në Facebook, sipas Reuters.

Agjencia e lajmeve Interfax e Rusisë tha duke cituar një burim se gjashtë persona në bordin e avionit ishin pjesë e shërbimit të rojeve kufitare të Kazakistanit, pjesë e Komitetit të Sigurisë Kombëtare.

Ende nuk dihet nëse ka viktima, por fotografitë e postuara në median e huaj tregojnë se avioni ishte i përmbysur dhe po digjej.

Videot e postuara në internet treguan gjithashtu një shtëllungë tymi që ngrihej nga vendi i përplasjes dhe dukej nga një autostradë aty pranë.