Pergjegjësine time e mbaj, dhe e kam mbajtur para gjithë anetarësisë së PD. Sulmet ndaj njeri-tjetrit i shërbejnë vetëm Edi Ramës. Dolëm nga një lufte, nuk ishin zgjedhje por luftë, duhet të bashkohemi për betejat e ardhshme. Ndryshimet statutore për vitalizimin, reformimin, demokratizimin e partisë. Rritja e rolit të anetarësisë. Çdo sulm pa fakte, me hamëndësime ndaj PD dhe lidershipit, një shërbim që me vetëdije i bëhet Edi Ramës.
Gjithashtu, Zoti Basha deklaroi se Partia demokratike do të nisë analizën e humbjes së zgjedhjeve dhe konsultimet me bazën për të modernizuar Partinë Demokratike. Zoti Basha tha se në Partinë Demokratike do të ngrihet një grup pune, i cili paralelisht me procesin e konsultimit me anëtarësinë, do të punojë për ndryshime në statutin e partisë, me qëllim të bëjë të mundur që zëri çdo i anëtari të dëgjohet . “PD nuk ka kundërshtar, PD ka vetëm një kundërshtar, ky kundërshtar nuk është thjesht një person, por është ajo çka personifikon ky person, aleancën e krimit dhe ne jemi përballë tyre si aleanca e vlerave”, — shtoi Kryetari i PD-së Basha. Shpërndaje te miqtëBasha përjashton krijimin e franksioneve në PD
"Sa kohë të jemi unë në PD nuk do të ketë fraksion në PD, por do të ketë hapësirë për këdo demokrat që të kontribuojë për qëllimin e përbashkët që është një qëllim kombëtar …". Kështu deklaroi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas përfundimit të mbledhjes së parë të kryesisë së partisë pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
Zoti Basha u shpreh se sulmet brenda PD-së i shërbejnë vetëm Edi Ramës. Ai u shpreh se:
Të sugjeruara
Shqipëria rrezikon të paguajë miliona euro në arbitrazh
21 Shtator 2017, 13:28Reporterët pa Kufi — Shqipëria nuk përmbush standartet europiane të lirisë së shtypit
21 Shtator 2017, 11:15Naftëtarët e Ballshit qeverisë: Merrni masa, punojmë në kushte të vështira e nuk paguhemi
20 Shtator 2017, 14:01
Evropa që imagjinojmë dhe Shqipëria që duhet të evropianizojmë
22 Gusht 2026, 13:37
