“Spitalet nuk diagnostifikojnë dhe trajtojnë rastet e Covid-19 pozitiv. Spitalet nuk kanë kushte për përkujdesje. Të afërmit shkojnë me bombola oksigjeni. Nuk trajtohen në asnjë qendër spitalore jashët Tiranës, ka vetëm 2 spitale Covid-19.
Nuk trajtojnë rastet po e mbyllin pacientin në shtëpi. Nuk ka analiza gjaku. Nuk ka skaner për të caktuar stadin. Mjekimet jepen me telefon. Mungesë totale e aparaturave në dy spitalet Covid”.
Ai akuzoi qeverinë se nuk ka bërë asgjë për vaksinë e Covid-19, por vetëm si çcdo vend i OKB-së dhe “vend afrikan ka kërkuar të rezervojë pjesën e vet të Covax, si çdo vend tjetër”. Basha gjithashtu ngriti problemin e mjekut të familjes duke thënë se “mjeku familjes nuk ka protokoll mjekimi. Ose të con urgjenca në spital ose rri në shtëpi dhe të jepet mjekim nga mjeku i familjes”. Shpërndaje te miqtë
