“Ne kemi nisur punën për bashkimin e shqiptarëve dhe për të garantuar ruajtjen e votës. Nese ka zgjedhje të lira dhe të ndershme ne fitojmë edhe me këtë sistem”.
Gjithashtu, zoti Basha ripërsëriti kërkesën e tij për qeverinë tranzitore, 100 ditë para zgjedhjeve. Ndërsa, për aludimin e Ambasadores amerikane për marrëveshje për minimin e reformës në drejtësi, Basha tha se ambasadorja Kim ju drejtua deputetëve socialistë që kërkojnë të ndryshojnë reformën:“Twitteri i ambasadores i drejtohet atyre që duan ta ndryshojnë reformën. Ju keni dhënë disa intervista të deputetëve socialist që duan ta ndryshojnë. Reformën po e minojnë ata që vjedhinparatë e shqiptarëve".
