“Është e qartë si ky diell që shndrin që ky rezultat nuk do të njihet kurrë. […]Beteja jonë vazhdon dhe do të vazhdoje deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi”.
Ai u shprehu dyshimin e tij mbi shqyrtimin e ankimimeve të PD-së për pavlefshmërinë e zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ dhe Komisioni i Ankesave, KAS:“Mbi 180 kallëzime të tilla janë depozituar në SPAK dhe prokuroritë anë e mbanë vendit. [..] Dje janë depozituar kërkesat për pavlefshmërinë në 9 qarqe dhe rivotimin në 9 qarqe.
Është e njëjta KQZ dhe i njëjti KAS i cili me urdhër të Edi Ramës prishi fletën e votimit, pasi prishën Kushtetutën dhe pasi miratuan në mënyrë anti-Kushtetuese ndryshimet e 5 tetorit”.
Ai u shpreh se vjedhja e votave më 25 prill ishte njësoj si në zgjedhjet e 1991 dhe 2001. Kryedemokrati lavdëroi fushatën zgjedhore të PD, duke u shprehur si “qytetare, europiane, me program, me ide, me zgjidhje, me ofertë konkrete”. Basha premtoi se do të luftojë të “derisa ëndrra e shqiptarëve për ndryshim, ta bëjmë realitet, derisa Shqipëria të jetë e sigurt drejt të ardhmes më të mirë..”.
