Vetëdorëzohet autori i vrasjes së 27-vjeçarit në Tiranë

exit.al 11 Maj 2021, 10:42

Autori i vrasjes së Mehmet Qemës, mbrëmë, 10 maj, u vetëdorëzua në Polici të martën, 11 maj. Ngjarja ndodhi në rrugën “5 Maj” Tiranë. Në Polici u vetëdorëzua edhe personi i shpallur në kërkim për informacion mbi ngjarjen, F.M., 29 vjeç.

Media raporton se Mehmet Qema u vra aksidentalisht nga shoku i tij Marjus Dema. Autori ka qënë duke luajtur me armë dhe padashje ka vrare shokun.