Ministrat europian të Shëndetësisë mblidhen pasdite, pas vendimit të EMA-s mbi AstraZeneca-n

exit.al 7 Prill 2021, 15:43

Ministrat e shëndetësisë së BE  zhvillojnë  të mërkurën pasdite një takim, për të folur mbi fushatën e vaksinimit dhe shpërndarjen e vaksinave, zbulon Reuters.

Mbledhja pritet të zhvillohet pas publikimi të përfundimeve të Rregullatorit Europian i Barnave në lidhje me vaksinën AstraZeneca dhe rastet e raportruara të mpiksjes së gjakut.

"Pas njoftimit publik të konkluzioneve të Komitetit të Vlerësimit të Rrezikut të Farmakovigjilencës të EMA mbi sigurinë e vaksinës AstraZeneca", shkroi një zëdhënëse e presidencës Portugeze në Tëitter.

Marta Temido, ministrja e Shëndetësisë së Portugalisë,  e cila mban presidencën e BE, do të kryesojë mbledhjen në orën 6 pasdite.

Ekspertët nga Autoriteti Evropian i Barnave kanë shqyrtuar nëse rastet e raportuara të mpiksjes së gjakut tek të rriturit kishin lidhje me vaksinimin e tyre me dozën e AstraZeneca-s.

"Takimi ka për qëllim harmonizimin e pozicioneve të vendeve të ndryshme anëtare të BE, jo vetëm për të ndaluar përhapjen e dezinformimit, por edhe për të arritur një mirëkuptim të përbashkët në lidhje me përpjekjet e vaksinimit në Bashkimin Evropian," ka deklaruar presidenca Portugeze.