"Tani nuk është koha për politikë. Njerëzit janë në nevojë ekstreme. Pra, tani nuk është koha as për politikë, as për propagandë".
Ndërsa për udhëzimin e PD të nxjerrë disa ditë më parë për anëtarët e PD, Basha tha se:“Nuk kemi kohë sot as për manovra politike, as për propagandë dhe ky duhet të jetë shqetësimi i çdokujt e, në veçanti, i qeverisë”.
“Natyrisht, ka një ditë, ka një kohë ku do merremi edhe me përgjegjësitë dhe me analizën se çfarë u bë, çfarë mund të bëhej më mirë dhe çfarë duhet bërë më mirë. Ky duhet të jetë prioriteti i çdokujt. Jo protagonizmi, jo propaganda dhe as manovrat politike”, tha Basha në fund të intervistës.
