Basha kujton 12-vjetorin e futjes në NATO: Bashkohuni me mua të anëtarësohemi në BE

exit.al 1 Prill 2021, 15:05

Kryetari i PD-së Lulzim Basha kujtoi 12 vjetorin e hyrjes së vendit në NATO. Ai i kërkoi qytetarëve të votojnë PD-në në 25 prill. Basha i ftoi qytetarët t’i bashkohen atij për të anëtarësuar vendin në BE.

“12 vite më parë e anëtarësuam Shqipërinë në NATO. Me 25 prill votoni Partinë Demokratike, votoni numrin 9 dhe bashkohuni me mua për ta anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian”, shkroi Basha, në Twitter.