Basha: Do të subvencionojmë fermerët në pushtet

exit.al 7 Prill 2021, 13:59

Kreu i PD-së, Lulzim Basha takoi të mërkurën fermerët në Peqin, ku premtoi se në pushtet do të subvencionojë ata.

Ai tha se qeveria i ka lënë në baltë fermerët për 8 vite.

“Certifikimi i produkteve për t’i eksportuar, siguria ushqimore, dhe e treta është ajo që thamë, për tetë vite siç ka ngec ai kanal që kur ikëm ne, të gjitha kanë mbetur në vendnumëro.”, u shpreh ai.

Basha tha se qeveria e tij do të vendosë në dispozicion 100 milionë euro subvencione.

“Që muajin e parë të qeverisjes së re që do të votoni në 25 prill e deri në fund të mandatit, vit për vit, minimalisht  100 milionë euro subvencione, mbështetje drejt për drejt për ju.”

Basha tha se ka ekipin më të mirë, si dhe programi i tij është hartuar me ekspertët më të mirë.