Basha bën thirrje për votim masiv në Pukë

exit.al 18 Prill 2021, 16:13

Kreu i PD, Lulzim Basha, në një takim elektoral në Pukë, i ka ftuar shqiptarët që në 25 prill të votojnë masivisht duke u derdhur në kutitë e votimit.

Basha e filloi fjalën duke dhënë se në këto zgjedhje njëra palë e ka patur pushtetin për 8 vite dhe nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar qytetarët.

Alternativa tjetër, shtoi ai, është alternativa e ndryshimit që "rininë e Pukës ta mbajmë këtu, ta punësojmë këtu, ti martojmë e t'i shohim me fëmijet e tyre."

"Të gjithë e kanë kuptuar se nuk ka forcë ta ndalë, nuk ka fuqi ta ndalë ndryshimin që tani është në zemrat tuaja, ndaj derdheni me vota në kuti duke votuar numrin 9," u shpreh Basha.