1 person ka infektuar 64 persona të tjerë

exit.al 21 Prill 2020, 22:42

Një person i vetëm ka infektuar 64 persona të tjerë, në një fasoneri në Krujë, tha Kryetari i PD-së Lulzim Basha në emisionin Open, të Eni Vasilit.

"Dikush duhet të mbajë përgjegjësi sepse një person i vetëm ka infektuar 64 të tjerë, tha Zoti Basha.

Opozita ka kërkuar vazhdimisht mbylljen e fasonerive, duke i konsideruara ato vatra infeksioni.

Një fasoneri në Krujë eshtë bërë vatra e re e infektimit me Covid-19, duke e perhapur virusin edhe në Kurbin.