“Pas disa muajve rezistencë dhe pas presionit ndërkombëtar, Partia Socialiste ka rënë dakord që diskutimet kryesore për reformën t’i bëjë një grup pune me përbërje të barabartë prej 4 anëtarësh.
Përfaqësuesit e partive kanë rënë dakord për një tekst të përbashkët me 8 pika, ku janë reflektuar kërkesat e opozitës për ecjen përpara me reformën zgjedhore:
1. Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike. 2. Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive. 3. Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.”
Kujtojmë se ky qëndrim është një kthim 180 gradë i Partisë Demorkatike dhe opozitës së bashkuar. Nxjerrja para drejtësisë e Damian Gjiknurit ka qenë një nga kërkesat kryesore me të cilën Partia Demokratike organizoi protestat për rrëzimin e qeverisë Rama gjatë vitit të shkuar. Largimi i Damian Gjiknurit nga drejtimi i Reformës Zgjedhore ka qenë një nga kushtet që PD paraqiti në muajin tetor si kusht për pjesëmarrjen e saj në bisedimet për Reformën Zgjedhore, kusht që tashmë duket se është harruar.
