“Kjo është aferë korruptive direkt. Na thonë e ka firmosur kryeministri dhe s'kemi ç'bëjmë. Të sjellin kryetarin tjetër që ishte se ne atë vumë. Gimin e kapim për veshi se i themi që ty të kemi votuar, ndërsa ky thotë nuk me ke votuar mua.”
Agim Kajmaku është në arrati dhe është shkarkuar si kryebashkiak pasi u prek nga ligji i dekriminalizimit. Banorët janë të shqetësuar se pas planit të rindërtimit fshihen afera korruptive dhe se banorëve nuk i është dhënë asnjë shpjegim se përse duhet të prishen ndërtesa të padëmtura, si do të dëmshëprblehen qytetarët dhe ku do të qëndrojnë ato deri sa të ndërtohen godinat e reja. Një prej banorëve u shpreh:“E kam ndërtuar biznesin me djersë, kam ndjekur procesin si biznesmen, jo si kriminel. Biznesi im e kam ngritur 30 vite, certifikata e biznesit rezulton banesë, "ok" shembe dhe ma jep banesë pra po atyy ku është. Nuk më japin asnjë sqarim se ku do na çojnë.”
Një ditë më parë, bashkia organizoi një dëgjesë publike me qytetarët për të prezantuar Planin e Rindërtimit, por banorët u përplasën me bashkinë dhe dëgjesa dështoi. Shpërndaje te miqtë
