Shkon në 17 numri i të infektuarve në fasonerinë e Vlorës

exit.al 25 Qershor 2020, 11:06

Tre punonjës të tjerë të fasonerisë në Vlorë të infektuar me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të të infektuarve nga kjo fasoneri në 17.

Një i infektuar tjetër në Vlorë është zbuluar në  Drejtorinë e Shëndetit Publik.

Aktualisht në Vlorë ka 79 të infektuar aktivë. Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon hetimin epidemiologjik.

Shpërndaje te miqtë