Banorët e Mbrostarit vazhdojnë protestat kundër impiantit të mbetjeve

exit.al 21 Nëntor 2016, 11:40

Banorët e zonës së Mbrostarit në Fier, ku qeveria ka vendosur të ndërtojë një impiant për mbetjet, vazhdojnë të protestojnë kundër këtij vendimi.

Banorët takuan sot prefektin Xhevit Bushaj, i cili i premtoi se projekti nuk do të miratohet, por qytetarët janë mosbesues. Ata u shprehën se “nuk kanë besim se prefekti do t'i mbajë premtimet, pasi nuk pranoi t'i bënte publike në media.”

Banorët thanë se do të vazhdojnë të protestojnë e të bllokojnë rrugët deri sa vendimi i këshillit bashkiak  për impiantin e mbetjeve të anulohet.

Shpërndaje te miqtë