“Kemi marrë kërcënime e presione të ndryshme, unë e gjyqtarët, në lidhje me çështje të caktuara, por trupa gjyqësore dhe kryetari i kësaj gjykatë nuk do të tërhiqen nga bandat kriminale”, u shpreh Zoti Haluçi.
Kreu i gjykatës shpjegon se kohët e fundit kriminaliteti në Vlorë është rritur ndjeshëm, veçanërisht kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike dhe vrasjet. Shumë pak çështje janë zgjidhur dhe në pjesën më të madhe të rasteve të arrestuarit, kryesisht për kultivimin e bimëve narkotike, janë të moshuar, ç’ka lë vend për dyshime. Zoti Haluçi ngre shqrtësimin se në shumicën e rasteve hetimet nuk shkojnë deri në fund. Një muaj më parë, dy persona u vranë në një atentat mafioz në Sheshin e Flamurit. Hetimet për këtë çështje vazhdojnë ende. Ndërsa kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike është përhapur në gjithë qarkun, kjo dhe për praninë e vijës bregdetare që ndihmon trafikantët ta transportojnë drogën në Itali. Shpërndaje te miqtëBandat kriminale kërcënim për gjykatën e Vlorës
Bandat e krimit dhe drogës po kthen në shqetësim serioz për Gjykatën e Vlorës. Kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluçi ka deklaruar se ndaj gjyqtarëve është ushtruar presion në lidhje me dosje të caktuara, kryesisht në lidhje me trafikun e drogës apo me atentatet mafioze që kanë ndodhur kohët e fundit në Vlorë.
Të sugjeruara
Vlorë, Prokuroria kërkon 9 vite burg për Shpëtim Gjikën
29 Qershor 2017, 11:00Vila e Vlahutin, Avokati i Popullit i BE-së mbështet kërkesën për informacion të Exit
29 Qershor 2017, 10:29Deri kur do të qëndrojnë në detyrë ministrat teknikë?
29 Qershor 2017, 09:29
A mund ta zhvillojë krimi turizmin?
26 Gusht 2026, 15:56
