Ndahet nga jeta si pasojë e Covid-19 kryetari i këshillit bashkiak në Kavajë

exit.al 15 Shkurt 2021, 10:20

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Kavajës, Ramazan Cara është ndarë nga jeta mëngjesin e së hënës, si pasojë e Covid-19.

Lajmin e bëri të ditur kreu i bashkisë, Redjan Rali përmes një postimi në Faceebook.

Cara fillimisht u kurua në banesë por më pas u transportua në spital pasi gjendja e tij u përkeqësua.

Ai nuk mundi ta fitonte betejën me këtë virus duke u ndarë nga jeta në moshën 57 vjeçare.

 

Shpërndaje te miqtë