Balla dorëzon në Kuvend kërkesën për Komisionin e Posaçëm për raportin e Dick Marty

exit.al 25 Nëntor 2020, 09:37

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dorëzoi të mërkurën në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty.

Qëllimi i këtij komisioni është të analizojë raportin e Marty dhe rolin e disa politikanëve shqiptarë në aktivitetin e UÇK në Shqipëri.

Ky komision do të zgjasë 3 muaj dhe do të dalë me një raport përfundimtar në lidhje më çështjet e mësipërme.

Propozimi erdhi pas debatave mes kryeminisrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha mbi raportin e Dick Marty.

Shpërndaje te miqtë