Balla akuzon opozitën se po shpërndan raportin e Venecias për të 'përhapur tym'

exit.al 2 Dhjetor 2020, 18:16

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla akuzoi opozitën se po shpërndan pjesë nga raporti paraprak i Komisionit të Venecias për Reformën Zgjedhore, duke shkelur konfidencialitetin. Në një postim në Facebook, Balla shkruan:

"Është për t ardhur keq që opozita presidencialo-demokratikase përmes portaleve të saj besnike, shpërndan të dhëna nga teksti konfidencial i Venecias!

Jo vetem kaq por edhe përhap tym përmes tyre."

BAlla nuk komentoi asnjë nga deklaratat e Komisionit për reformën. Siç Exit News ka shkruar më parë, në një raport paraprak bërë publik mesditën e së mërkurës, komisioni i Venecias shkruan se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë miratuar në mënyrë të nxituar, pa u konsultuar me palët dhe duhet vlerësuar nga gjykata Kushtetuese, nëse janë apo jo kushtetuese. Tre shqetësimet kryesore që Venecia ngre në raportin paraprak janë:
  • Kushtetuetshmëria e ndryshimeve duhet bërë nga Gjykata Kushtetuese;
  • Procedura e ndjekur për miratimin e tyre është ‘jashtëzakonisht e nxituar’;
  • Ndryshimi i formulës së koalicioneve ka pak gjasa për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.
Në tetor 2020, Presidenti Meta vendosi të mos i dekretojë ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor dhe vendosi t’i drejtohet Komisionit të Venecias për mendim. Pavarësisht apeleve të shumta për të pritur mendimin e KV-së, Rama dhe shumica socialiste rimiratuan në kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor në 29 tetor. Për të lexuar më shumë për këto ndryshime, klikoni këtu. Shpërndaje te miqtë