"Qeveria është dorëzuar dhe nuk po merr masa parandaluese, duke vendosur në rrezik jetën e qytetarëve. Karantina 3 mujore shërbeu vetëm për vjedhjen e miliona lekëve përmes tenderave sekretë, pasi qeveria nuk mori asnjë masë për kujdesin ndaj qytetarëve pas lehtësimit të kufizimeve.Dështimi me menaxhimin e situatës çoi dëm sakrificën e 3 muajve izolim."
Basha pohoi se pret që prej marsit përgjigje për pyetjet e mëposhtëme:- Sa është numri i kiteve të testimit që ka në dispozicion Shqipëria dhe çfarë po bëhet me sigurimin e tyre?
- Si po trajtohen të infektuarit që ndodhen në qytete të tjera të vendit?
- A po mbështeten financiarisht mjekët dhe infermierët, që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në kushte tejet të vështira?
- A ka qeveria në dispozicion fonde për të rritur kapacitetet testuese?
