Avokati i Popullit thirrje institucioneve të ndërhyjnë për normalizimin e situatës në kufirin me Greqinë

exit.al 14 Gusht 2020, 19:45

Avokati i Popullit i bën thirrje institucioneve diplomatike shqiptare dhe greke të ndërhyjnë për zgjidhjen e situatës së krijuar në pikat kufitare te Kakavijës dhe Kapshticës, ku qytetarët prej thuajse 48 orësh presin në rradhë për të kaluar doganën.

Në një deklaratë publike ky institucion i ka kërkuar edhe autoriteteve përgjegjëse shqiptare, të ndihmojnë qytetarët e mbetur në rradhët kilometrike me nevojat bazike si ushqim dhe ujë, apo me shërbime higjeno-sanitare.

Avokati i Popullit do të ndjekë dhe monitorojë përmbushjen e detyrimeve të institucioneve për normalizimin e situatës, shkruhet në deklaratën e këtij institucioni.

Shpërndaje te miqtë