Avioni i rrëzuar në Ishëm - Çfarë dimë deri tani?

exit.al 16 Shtator 2016, 09:42

Dje, një avion i dyshuar për transport droge u rrëzua në Ishëm. Ja rrjedha e ngjarjeve:

  • Të enjten një avion i vogël u rrëzua në Ishëm.

  • Avioni drejtohej nga piloti italian Guido Guidi, 69 vjeç.

  • I pari i cili dha lajmin ishte deputeti i PD-së Flamur Noka. Ai tha se avioni ishte i ngarkuar me drogë.

  • Policia njoftoi se piloti ishte nisur nga Bari drejt veriut të Italisë me qëllim një udhëtim turistik. Por në lartësinë 4-5 mijë këmbë pësoi një defekt dhe bëri ulje të detyruar në Ishëm.

  • Gazetari Artan Hoxha, në emisionin Opinion, deklaroi se piloti italian kishte ardhur për të studiuar pistën sepse pas dy muajsh do të transportonte 200 kilogram hashash.

  • Pas mbarimit të emisionit gazetari Hoxha u shoqërua në prokurori me akuzën e dekonspirimit të hetimeve.

  • Prokuroria liroi, sot rreth orës 3:00 të mëngjesit, pilotin italian, pasi pranoi të bashkëpunojë me hetuesit.

  • Prokuroria deklaroi se piloti italian do të hetohet në gjendje të lirë për shkelje të rregullave të fluturimit.

 

Çfarë dimë për ngjarjen:

  • Avioni nuk kishte leje fluturimi për në Shqipëri.

  • Në Ishëm ishte sajuar një pistë ulje për avion të lehtë.

  • Brenda avionit nuk u gjet drogë.

  • Piloti ishte një sipërmarrës në fushën e fluturimeve me avion ultra të lehtë. Ai ishte i dënuar më parë në Itali për nxitje të korrupsionit.

Shpërndaje te miqtë