Autoriteti francez rekomandon vetëm një dozë vaskine për ata që kanë kaluar COVID-19

exit.al 12 Shkurt 2021, 18:17

Autoriteti shëndetësor francez “Haute Autorite de Sante” rekomandoi të premten që njerëzit që janë infektuar më parë me COVID-19 të vaksinohen vetëm me një dozë.

Në një deklaratë për shtyp, HAS thekson se sistemi imunitar i personave që kanë kaluar COVID-19 mban në memorie kundërpërgjigjen ndaj virusit dhe kërkon vetëm një dozë për të krijuar mbrojtje efikase.

"Doza e vetme e vaksinës do të veprojë si kujtesë", thotë autoriteti francez sipas Reuters.

Deklaratat e HAS vijnë në një kohë kur riinfektimet nga koronavirusi janë shtuar. Shkencëtarët nuk kanë përcaktuar se sa zgjat mbrojtja nga COVID-19 për ata që e kanë kaluar.

Megjithatë, OBSH ka udhëzuar më herët se edhe ata që e kanë kaluar sëmundjen duhet të vaksinohen për të qenë të sigurt.

Shpërndaje te miqtë