Austria nis vaksinimin me AstraZeneca për personat mbi 65 vjeç

exit.al 3 Mars 2021, 17:40

Austria nisi vaksinimin me AstraZeneca të martën për personat mbi 65 vjec.

Fillimisht vendi ngriti pretendime për mungesë të dhënash në lidhje me efikasitetin e vaksinës për të moshuarit.

Para qeverisë austriake ishte ajo franceze që i dha dritën jeshile AstraZenecas.

“Aktualisht, bëhet fjalë për shpejtësi dhe ne e dimë që vaksina AstraZeneca është gjithashtu efikase midis personave të moshuar”, tha për gazetarët Michael Binder, drejtori mjekësor i Shoqatës së Spitalit të Vjenës.

Të martën qeveria e Austrisë njoftoi se “një shpërthim i variantit afrikano-jugor i COVID-19 në provincën Tirol do të luftohet nëpërmjet një vaksinimi masiv”.

Vendet në të gjithë BE-në fillimisht e kishin kufizuar vaksinën në grupmoshat më të reja për shkak të shqetësimeve mbi mungesën e të dhënave që vërtetojnë efikasitetin e saj në grupet e vjetra.

Në fund të janarit presidenti presidenti francez Emmanuel Macron iu referua vaksinës si  “pothuajse joefektive” për njerëzit e moshuar, dhe u kritikua nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Shpërndaje te miqtë