Australia nis hetimet për rastet me mpiksje gjaku nëse kanë lidhje me AstraZeneca

exit.al 2 Prill 2021, 10:00

Australia po heton nëse një rast i mpiksjes së gjakut i regjistruar të premten, ka të bëjë me vaksinën AstraZeneca, tha një zyrtar shëndetësor.

Ky vendim i Australisë vjen pas shqetësimit në Europë për këtë vaksinë. Shqetësimi u shfaq pas raportimit të disa rasteve të ngjashme në disa vende të Europës.

Vendet ndaluan përdorimin e AstraZeneca, por pas rekomandimit të EMA për të rinisur ato filluan sërish vaksinimin.

Një burrë 44 vjeç u shtrua në një spital të Melburnit me ditë mpiksje pasi mori vaksinën AstraZeneca, duke pësuar trombozë serioze , raporton Retuers.

Të enjten, Britania identifikoi 30 raste të ngjarjeve të rralla të mpiksjes së gjakut pas përdorimit të vaksinës.

Rregullatori Australian Administrata e Mallrave Terapeutike (TGA) ka thënë më parë se vaksina AstraZeneca nuk ishte e lidhur  me rastet e mpiksjes së gjakut.