Atentat një 24 vjeçari në Berat

exit.al 19 Gusht 2021, 08:01

Një 24 vjeçar u plagos me armë zjarrin në Berat, pranë Kinoklubit, pak para mesnatës.

I plagosur Tajar Fetiu u qëllua, sipas mediave, me 6 plumba.

Ai ndodhet në spitalin e Traunës në Tiranë ndërsa policia po kërkon autorin.

Fetiu jetonte në Londër dhe vinte në Berat për pushime.

Ai nuk ka të shkuar kriminale, sipas policisë.