Presidenti afgan në mërgim mohon të ketë vjedhur fondet e shtetit

exit.al 18 Gusht 2021, 21:34

Presidenti afgan në mërgim Ashraf Ghani mohoi të mërkurën të ketë vjedhur fonde pas arratisjes jashtë Afganistanit.

Ghani foli nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku qëndron i strehuar aktualisht dhe shtoi se ai u largua nga Kabuli për të parandaluar gjakderdhje.

Ghani u gjend, pas marrjes së Kabulit nga taleanët të dielën, përballë kritikave të ashpra për braktisjen e vendit, si nga brenda Afganistanit dhe nga komuniteti ndërkombëtar. Ky i fundit e ka përdorur edhe për të zbehur gabimet në tërheqjen e trupave të SHBA-ve dhe aleatëve perëndimor pas një pranie prej pothuajse 2 dekadash në vend. Si presidenti i SHBA-ve dhe kreu i NATO-s, Stoltenberg ia faturuan qeverisë mungesën e gatishmërisë për të luftuar për të mirën e njerëzve.

Por, Ghani u shpreh se ishte larguar me këshillën e zyrtarëve qeveritarë, sipas një raportimi nga Reuters.

"Nëse do të kisha qëndruar, do të isha dëshmitar i gjakderdhjes në Kabul," tha Ghani në një video të transmetuar në Facebook.