Atentat me armë ndaj një personi në Elbasan

exit.al 21 Qershor 2020, 13:16

Disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar ndaj Petrit Çarçiut dhe të birit në Elbasan, ditën e dielë, në mëngjes. Media raporton se dy vëllezërti e Çarçit po kryejnë dënimin për trafik droge jashtë vendit. Personat i kanë shpëtuar atentatit. Policia po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Ky është atentati i dytë që ndodh në Elbasan brenda dy javëve. Në fillim të qershorit, ju bë atentat me snajper një tjetër personi, Ardian Çapja.

Shpërndaje te miqtë