Shënohet viktima e 44 në vend

exit.al 21 Qershor 2020, 10:55

Një 62 vjeçar nga Tirana i infektuar me koronavirus ka humbur jetën gjatë natës. Personi ishte i intubuar prej disa ditësh. Ai nuk mundi të shpëtonte.

I intubuar në Spitalin Infektiv ndodhet edhe një person tjetër.

Numri i të infektuarve në vend gjatë 24 orëve të fundit shkoi në 71 persona. Numri total i të infektuarve është 1962 persona.

Shpërndaje te miqtë